Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar përsëri faqen e tyre zyrtare, pasi që e njëjta ishte jashtë përdorimit për disa minuta.
Sipas përditësimit të fundit nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje ka 37.50% ose 166031 vota.
Këto përqindje janë publikuar pas numërimit të 50.89% të votave në nivel vendi, thuhet në faqen zyrtare të KQZ-së.
Në vendin e dytë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës me 29.80%, ndërsa vendin e tretë e mban LDK-ja me 16.29%.