Nura: Limaj e meriton votën e PDK-së për kryekuvendar

nga D. V.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka thënë se mendon që partia të cilës i takon e voton Fatmir Limajn për kryekuvendar, raporton Ekonomia Online.

Sipas Nurës, Limaj e meriton votën e PDK-së, teksa e ka cilësuar atë si më të dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Vetëvendosjes.

“Unë thashë se mendoj që Partia Demokratike e voton Fatmir Limajn duke e ditur që ai është më i devotshëm dhe më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që ne e kemi një qëndrim që vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Famir Limaj do ta meritonte votën e PDK-së”, ka thënë ai.

Nura ka shtuar se është krijuar një dramë e pakëndshme në Kuvend.

“Çdo gjëje i ka humbur kuptimi, jemi bërë një dramë e pakëndshme dhe për ne deputetët që hyjmë dhe dalim e nuk bëjmë asgjë këtu”, ka thënë ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More