Shkup, 23 gusht – Organizata për dialog dhe afirmim të gjimnazistëve dhe studentëve (ODAS) ka reaguar ndaj transportit publik jofunksional dhe jo të sigurt që mund të lërë nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët pa zgjidhje për të shkuar në shkollë dhe universitet.
“Ndalesa dhe ndërprerja aktuale në sistemin e transportit publik në Qytetin e Shkupit ka sjellë mundësinë që nxënësit dhe studentët të mbeten pa rrugë të besueshme dhe të përballueshme për të shkuar në shkollë apo universitet. Mungesa e transportit publik të besueshëm është bërë pengesë për arsim të përballueshëm për shumë studentë.