Nxënësit në pushime, mësimdhënësit të ngarkuar me punë administrative

nga Xh M

Shkup, 15 qershor – Nxënësit përfunduan vitin shkollor por puna e mësimdhënësve veç sa ka filluar. Në shkollën fillore Liria në Shkup, takuam mësimdhënësit duke kryer punët administrative, plotësimin e dëftesave dhe plotësimin e librit amë. Për klasat e nënta dëftesat u dhanë që prej ditësh.

“Për momentin i plotësojmë dëftesat për klasat e teta. Nxënësit kanë shkuar por tani e keni punën më të vështirë? Po, fundi i vitit zakonisht është periudha më e vështirë për ne arsimtarët. Çfarë plotësoni? Plotësojmë librin amë dhe dëftesat ua bëjmë gati nxënësve. Dëftesat shpërndahen më një korrik”, tha Arbnora Shabani – Mësimdhënëse.

Sipas drejtoreshës së shkollës fillore Liria, Teuta Idrizi, puna e më e vështirë për mësimdhënësit ka filluar tani.

“Momentalisht i bëjmë përgatitjet për mbarimin e vitit shkollor, veç më kemi filluar me mbajtjen e këshillave me klasat tjera të larta dhe të ulëta dhe mendoj se tani më jemi më të angazhuar dhe kemi punën më të madhe. Përveç obligimeve tjera të cilat i kemi patjetër t’i kryejmë, jemi kah fundi i përpilimit të planit vjetor të shkollës, plan programeve, planet për ekskursione dhe aktivitete tjera”, u shpreh Teuta Idrizi – Drejtoreshe e Shkollës Fillore Liria.

Në Shkollën fillore Liria të Çairit, mësojnë mbi 900 nxënës shqiptarë, nga klasa e parë deri në të nëntën. Në klasë të parë ketë vit në këtë shkollë janë regjistruar mbi 100 nxënës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More