Obiliq, diskutohet për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në Hade të Re

nga D V

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët, kanë pritur në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Obiliq, Rexhep eQerkezi, së bashku me bashkëpuntorë.

Kryetari Gashi në kuadër të bashkëpunimit, pati kënaqësinë të njoftoi kryetarin Rexhep Qerkezi dhe bashkëpunëtorët e tij për kërkesën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në Hade të Re, e cila do t’i shërbejë banorëve të Hades së Re dhe një pjese të banorëve të fshatit Shkabaj.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Obiliq shprehu falënderim të veçantë për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionin komunal, duke vlerësuar mbështetjen dhe përkushtimin e treguar në realizimin e projekteve që i shërbejnë komunitetit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Obiliqit.

Tutje theksohet se “me këtë rast, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritanishëm, kryetari Gashi pranoi mirënjohje një certifikatë falënderimi nga kryetari i KBI Obiliq”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More