Limaj e prezanton Fatmir Matoshin kandidat për deputet të NISMA-s

nga D V

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka prezantuar si kandidat për deputet ish-ministrin e ambientit, Fatmir Matoshi.

“Me përkushtim dhe integritet, Fatmir Matoshi është kandidati ideal për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se Matoshi ka një karrierë të shquar si ish-ministër dhe ish-nënkryetar i Komunës.

“Në këto pozita, ai ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme në menaxhimin e burimeve, zhvillimin e projekteve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Me një përvojë të gjerë dhe një angazhim të pandërprerë, ai ka bërë një ndryshim të prekshëm në jetën e qytetarëve dhe ka kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Limaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More