“Objektivat e jashtme përcaktohen nga kreu i shtetit” – Osmani pyetet për “idenë” e Kurtit që Asociacioni të dërgohet në Komisionin e Venecias

nga D V

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka komentuar idenë e kryeministrit Albin Kurti, që draftin që e kanë propozuar emisari i BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit e presidentit Macron, kancelarit Scholz dhe kryeministres Meloni, të dërgohet në Komisionin e Venecias për shqyrtim, raporton Ekonomia Online.

E para e vendit, ka thënë se së pari duhet të shqyrtohet një ide e tillë, e pastaj të vendoset se si të veprohet.

Madje, ia ka bërë të qartë shefit të qeverisë se përcaktimi i objektivave të jashtme bëhen nga presidenti i shtetit.

“Të shoh si prezantohet. Përcaktimi i objektivave të jashtme bëhet nga kreu i shtetit, pra kurdo që prezantohet një ide e tille do ta shqyrtoj. Por mendoj që është më rëndësi që çdo propozim të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës në qoftë se e vlerësoj e që e ndihmojnë Republike e Kosovës nuk ka arsye të mos e përkrahim”, tha Osmani.

Kurti ditë më parë për mediat në Shqipëri tha se nëse duan atëherë draftin e Lajçakut mund ta dërgojnë në Komisionin e Venecias.

Këto komente, Osmani i bëri nga komuna e Drenasit, ku qëndroi për vizitë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More