OBRM-PDUKM, Bekteshit: Të rinjtë a nuk duhet të ndiqen penalisht nëse kanë kryer vepër penale

nga D V

Shkup, 29 korrik – OBRM-PDUKM përmes një komunikate tha se është “mirë që Kreshnik Bekteshi pranoi se po bën presion” dhe kërkoi nga Prokuroria Publike dhe gjyqësori që të veprojnë.

Nga OBRM-PDUKM pyesin “si nuk është presion një mesazh me përmbajtjen se është turp që MPB merret me të rinjtë”?

“Të rinjtë shkelës të ligjit apo kriminelët nuk janë kriminelë për Bekteshin?

Po Bekteshi janë të rinjtë, a janë nga mosha 18 deri në 30 vjeç dhe a nuk duhet të ndiqen penalisht nëse kanë kryer një kundërvajtje apo krim? Çfarë mesazhi u dërgon Bekteshi rinisë?”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ish-ministri ka publikuar foton e mesazhit që i ka dërguar shefit të policisë të SPB Ohrër, për të cilën ka marrë kallëzim penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More