Shkup, 29 maj – OBRM-PDUKM-ja ka reaguar pas ndaj deklaratave të Ali Ahmetit, i cili pas votimit të Afrim Gashit për kryetar Kuvendit, tha se është shkelur legjitimiteti i sovranit shqiptar. Nga OBRM-PDUKM thonë se premtimi i parë i tyre është realizuar, me atë që BDI do të shkojë në opozitë.
“Nuk ka as mazhoritarizëm, as shovinizëm, as nuk ka rëndësi që Ahmeti është ndjerë i ofenduar, e rëndësishme është që vullneti i shumicës është që BDI të shkojë në opozitë dhe të përballet me përgjegjësi”.