Oda e mjekëve në Maqedoninë e Veriut e publikoi listën e mjekëve me licenca të vlefshme pune

nga Xh M

Shkup, 26 shtator – Oda e mjekëve ka publikuar listën e mjekëve që janë bartës të licencës së vlefshme për punë, ku qytetarët do të mund të provojnë nëse personi i caktuar është bartës i licencës për punën e mjekut.

Të dhënat e publikuara janë marrë nga Regjistri i licencave të lëshuara, përditësuara dhe vazhduara që mbahet nga Oda dhe do të përditësohet çdo katër muaj me të dhëna të reja për licenca të lëshuara, përditësuara dhe të vazhduara.

Lista përmban informacione për emrin dhe mbiemrin e mjekut, specializimin e tij, numrin e licencës dhe datën e vlefshmërisë.

Nga aty rekomandojnë institucionet shëndetësore që para se të bëhet ndonjë punësim i ri përmes konkursi, të provohet nëse mjeku ka licencë për punë.

Kontroll mund të bëjnë edhe fakultetet e mjekësisë, supspecializantët dhe institucionet tjera që kanë nevojë të kontrollojnë një gjë të tillë në fushën e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More