OEK Dorëzon Kallëzim Penal ndaj Bordit të ZRRE-së për Dëmtim të Bizneseve

nga D. V.

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale ndaj Kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për dyshimin e bazuar se ata kanë kryer vepra penale, përfshirë: Mos-ekzekutimin e vendimit gjyqësor, keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, shkeljen e detyrimit zyrtar, mashtrimin në detyrë dhe cenimin e interesit ekonomik publik.

“Ky veprim pason kërkesën e OEK-së drejtuar Bordit të ZRRE-së për reflektim dhe fillimin e zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me qëllim kthimin e bizneseve të nxjerra me dhunë në tregun e lirë me çmimet e rregulluara. Megjithatë, Bordi i ZRRE-së ka vendosur të injorojë dhe keqinterpretojë këtë aktgjykim, duke dëmtuar bizneset dhe qytetarët e Kosovës, me fatura energjetike më të lartat në historinë e Republikës”, njofton OEK.

Më tej thuhet se “Dorëzimi i kallëzimit mbështetet në aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës Supreme, dokumentet dhe komunikatat zyrtare të ZRRE-së, si dhe materialet që dëshmojnë dëmin ekonomik të shkaktuar. OEK mbetet e vendosur në misionin e saj për të mbrojtur interesat e biznesit dhe qytetarëve në Kosovë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More