Ohri dhe Struga përplot për 8 Mars

nga Xh M

Ohër, 8 mars – Fundjava e 8 Marsit mbushi Ohrin dhe Strugën me turistë nga vendet e Ballkanit. Qindra gra nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Greqia dhe Serbia shijuan udhëtimet me anije rreth liqenit. Por ky 8 mars ishte i veçantë për njëzet gra nga Mali i Zi, të cilat morën dhuratë nga margaritari i famshëm i Ohrit.

“Këtë vit kemi një grup nga Mali i Zi dhe jemi të kënaqur që me një dhuratë simbolike me rastin e Ditës së gruas, nga brendi i margaritarit të Ohrit, bëmë të mundur të ndjehen rehat edhe duke dhuruar një lule, e cila simbolizon lumturinë e tetë marsit të një zonje, ndërsa zonjat duhet të respektohen çdo ditë”, tha Mihajllo Filev – përpunues i margaritarit të Ohrit.

Turistët nga Mali i Zi thonë se do ta kujtojnë këtë 8 Mars për një kohë të gjatë.

“Unë jam në Ohër për herë të dytë. Më pëlqen mikpritja juaj, historia juaj dhe se si nga një liqen, ju bëni një turizëm të madh. Çdo gjë është e bukur, e pastër dhe jemi shumë të kënaqur. Ne morëm dhuratë të çmueshme, e cila ishte surprizë dhe ne jemi vërtet mirënjohës për këtë”, tha Turist nga Mali i Zi .

“Një aranzhim dyditor me dy bujtje, kafjall, ciceron turistik dhe transport kushton rreth 80 euro. Ky është një nga destinacionet më të lira. ”Për dallim nga standardi në vendin tonë, nuk është shumë shtrenjtë”, tha Dejana Bullatoviq – pronare e agjencisë turistike nga Mali i Zi.

Vizitorët kanë shumë për të parë sepse ka kaq shumë vende për të vizituar.

“Turistët pyesin se cilat janë segmentet më të bukura të Ohrit që ata mund t’i shohin. Është sigurisht qendra e Ohrit, monumenti i Shën Klementit, kisha e Shën Sofisë, Teatri antik, Shën Mëria Perivlepta, Plaoshniku, kalaja. I pazëvendësueshme Shën Jovan Kaneo. Këto janë pikat ku turistët vijnë më së shumti në Ohër”, tha Lupço Juzmeski – ciceron turistik.

Hotelet dhe akomodimet private po përjetojnë një plotësim solid pas dimrit të gjatë, kur disa prej tyre vendosin drynin në derë, për shkak të kostove të larta që ata i kanë në muajt e dimrit. Punëtorët turistikë presin një sezon të suksesshëm turistik, e për këtë, siç shprehen, flasin paralajmërimet dhe aranzhimet të prenotuara tashmë nga operatorët e huaj turistik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More