Opozita akuzon, VLEN e MPB premtojnë respektim të ligjit

nga Redaksia

Shkup, 23 shtator – Tenderi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për uniforma të reja ka shkaktuar përplasje mes partive politike në vend. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon tërheqjen e tenderit për furnizimin e uniformave të policisë, pasi sipas kësaj partie, në to është parashikuar që mbishkrimet dhe simbolet të jenë vetëm në gjuhën maqedonase.

“Kemi të bëjmë me një diskriminim të institucional. Ligji është i qartë, kërkon dygjuhësi në uniformë, jo vetëm në distiktivët e policisë por në çdo shkronjë të uniformave. Neni 8 paragrafi 3 i ligji për përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe është i qartë në këtë drejtim. Ndërsa Qeveria në mënyrë diskriminuese imponon njëgjuhësi”, tha Arbër Ademi, BDI.

U kundërpërgjigjen nga VLEN, nga ku thonë se uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe aty ku parashihet me ligj.

“Jemi në komunikim me MPB-në. Ajo që mund të garantojmë, që edhe në këtë rast, do të respektohet ligji dhe aty ku uniformat në bazë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve duhet të jenë në gjuhën shqipe, sigurisht do të jenë edhe në gjuhën shqipe”, tha Bilall Kasami, VLEN.

“Aty ku parashihet të përdoret gjuha shqipe, bexhat do jenë në dy gjuhë apo tre gjuhë. Në uniformat, të cilat janë porositur, nuk ka të shtypur asgjë, as maqedonisht, as shqip, as turqisht, asnjë gjuhë, domethënë është pastër uniformë”, tha Izet Mexhiti, VLEN.(TV21)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More