Opozita mban foltoren e tretë, vendos instalacion me figurat e PS para Kryeministrisë/ Dhjetëra protestues në shesh, Berisha: Jepni dorëheqjen

nga L. M

Dhjetëra protestues i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të mbajtur sot ‘foltoren e tretë’ të opozitës para godinës së Kryeministrisë.

Në numër i vogël protestuesish i janë bashkuar protestës, ku i pranishëm është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Para Kryeministrisë, opozita ka vendosur figura të Partisë Socialiste, mes tyre të hetuar dhe të arrestuar nga drejtësia.

Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha kërkoi rrëzimin e qeverisë, teksa shtoi se protestat do të vazhdojnë.

“Ju opozitarë në këtë shesh që ne e kemi pagëzuar si sheshin e lirisë, që është sheshi i misionit të madh të guximtarëve, për të përzënë nga pallatet e krimit një bandë. Në ekzistencën tonë ne kemi njohur shumë pushtime por kurrë nuk kemi shkuar 100 vite mbrapa siç kemi shkuar këto vite.

Kurrë nuk kemi humbur mbi 45% të materies kombëtare, asnjëherë nuk jemi varfëruar më shpejt se këto 10 vite. Asnjëherë nuk ka pasur një grup kaq antishqiptar siç kemi sot. Ne jemi dëshmitar këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet. Le tu drejtohemi bashkë shqiptarëve. Do pranojmë ne të vazhdojmë të vidhemi nga një kusar që s’ka asnjë normë morale apo s’do ti ndahemi atij deri në ditën e fundit të largimit nga pushteti”-u shpreh Berisha në hyrje të fjalës së tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More