Aleanca për Teatrin e mbështetur nga grupimi i Sali Berishës dhe Partia Lirisë do të mbajnë sot protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, ku do të kërkojnë edhe njëherë dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Nisur nga incidentet e shënuara në protestat e tjera të këtij lloji, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e këtij grumbullimi.
Për këtë arsye Policia iu kërkon qytetarëve që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubim që të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune.