Orban më 26 dhe 27 shtator për vizitë zyrtare në Shkup

nga Xh M

Shkup, 24 shtator – Kryeministri hungarez, Viktor Orban së bashku me një delegacion të Qeverisë hungareze, më 26 dhe 27 shtator do të qëndrojë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Kryeministri Hristian Mickoski të premten do të realizojë takim kokë më kokë me kolegun e tij hungarez në vilën kryeministrore në Ohër, ndërsa në kuadër të vizitës do të realizohen edhe një sërë takimesh dypalëshe të ministrave të RMV-së me homologët e delegacionit hungarez.

Të premten do të mbahet edhe një seancë e përbashkët në hotelin Ineks Olgica në Ohër, ndërsa pas përfundimit të seancës në lokacionin e njejtë pritet që dy kryeministrat të mbajnë konferencë për shtyp.

Siç informojnë nga Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është paraparë shëtitje në Ohër, vizitë në kishën Shën Mëria, Teatrin antik dhe kompleksin e manastireve Shën Naumi, ndërsa kryeministrat e dy vendeve do të vendosin lule para përmendores së Shën Cirilit e Metodit në Ohër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More