OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet fillestare për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

nga Redaksia

Shkup, 9 maj – Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it sot në një konferencë për media në orën 15 do t’i shpallin vlerësimet fillestare nga monitorimi i raundit të dytë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale dhe parlamentare.

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve  Xhillian Stirk, dje deklaroi se do t’i shqyrtojnë raportet për procesin zgjedhor nga i gjithë vendi, ndërsa më pas do të   nxjerrin konkluzione në bazë të monitorimit të vëzhguesve të tyre. 

Misioni i OSBE/ODIHR për monizorim të zgjedhjeve kishte më shumë se 300 vëzhgues në vendvotime në të gjithë shtetin për ndjekjen e procesit  të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare.

Stirk dhe ekipi i saj janë në Shkup që nga 20 marsi dhe, siç tha, kanë edhe vëzhgues afatgjatë të vendosur në të gjithë vendin në nëntë lokacione të ndryshme duke i ndjekur të gjitha aspektet e përgatitjeve për këto zgjedhje. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More