Osmani edhe një herë për “takimin me Gruevskin”: Nuk ka ndodhur, përgjigjen do të vijë më 19 tetor

nga D. V.

Shkup, 2 shtator –  Në mungesë të ideve dhe përballë humbjes që i pret në zgjedhje, manipulimet e vLEN-it vazhdojnë lidhur me një kinse takim me Gruevskin me qëllimin për të siguruar deputetë për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. Kështu e nis përgjigjen kandidati i AKI për Komunën e Çairit, Bujar Osmani akuzave dhe pyetjeve të deputetes së VLEN-it, Merita Koxhaxhiku nëse Osmani është takuar me Gruevskin në Budapest.

“E kam thënë qartë dhe me zë të lartë se një takim i tillë NUK KA NDODHUR. Këmbëngulja që ata vazhdimisht përdorin gënjeshtra dhe përsëritin të pavërteta nuk do t’i ndihmojë në fushatë.

Ndërsa ata përveç fushatës negative nuk ofrojnë asgjë tjetër, ne po krijojmë një lëvizje për ndryshim që rritet dita-ditës.
Përgjigjja ndaj këtyre shpifjeve do të vijë më 19 tetor”, përgjigjet Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More