Osmani mirëpret ambasadorin e ri të Sllovenisë dhe falënderon për mbështetjen e vazhdueshme

nga L. M

Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, të cilin e përgëzoi për detyrën e re.

Osmani theksoi gatishmërinë për të punuar ngushtë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

“Presidentja Osmani vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Sllovenisë, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta, respekt të ndërsjellë dhe mbështetje reciproke”.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani falënderoi Slloveninë për përkrahjen e vazhdueshme, mbështetjen në rrugën euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje, bëhet e ditur se Osmani përmendi rolin e Sllovenisë si një nga iniciatorët e Procesit të Brdo-Brijunit.

“Ndër të tjera, në takim, Presidentja Osmani përmendi rolin e Sllovenisë si një nga iniciatorët e Procesit Brdo-Brijuni dhe theksoi rëndësinë që Kosova i kushton këtij formati si platformë për dialog rajonal, stabilitet dhe perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More