Osmani në Forumin Ndërkombëtar të Halifax: Kosova, një ndër sukseset më të mëdha në historinë moderne

nga D V

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se ka diskutuar për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori.

“Në panelin përmbyllës me temën “Epoka e optimizmit: tani varet nga ne”, në Forumin Ndërkombëtar në Halifax, diskutova për shembullin e Kosovës, si një ndër sukseset më të mëdha në histori, si bashkëdyzim i qëndrueshmërisë së popullit të Kosovës në njërën anë dhe fuqisë së aleancave të bazuara në vlera, në anën tjetër”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me Presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More