Opozita lajmëron protestë në Tiranë të martën (26 nëntor), Berisha: Vijojmë me mosbindjen civile

nga D V

Partia Demokratike do të mbajë ditën e nesërme (e martë, 26 nëntor) protestë kombëtare në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë rrugëve kryesore.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me atë që pritet të ndodhë nesër, Berisha u shpreh se PD ka qenë e qartë që nuk është për dhunën dhe luftë guerile kundër “narko-regjimit dhe diktaturës”, por ka zgjedhur ta kundërshtojë atë me anë të mosbindjes civile.

“PD do të vijojë me mosbindje civile, strategji tjetër është dhuna e forca, por ne nuk jemi për luftë guerrile. Sot kemi mbështetje si kurrë më parë por kjo është një rritje e përgjegjësisë sonë”, u shpreh ai.

“Sirenat e fitores së PD po ushtojnë. Kërkojnë nga qytetarët opozitarë të meritojnë fitoren me mozbindje civile Është radha jonë”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More