Osmani niset drejt Polonisë për Samitin global “Vital Voices Summit”

nga Xh M

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka udhëtuar për në Poloni, për të marrë pjesë në Samitin global “Vital Voices Summit”.

Në këtë Samit, siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani do të jetë folëse kryesore në një bashkëbisedim me temën për “Gratë për të drejta dhe demokraci”.

Ky samit do të realizohet nën moderimin e ambasadores Melanne Verveer, drejtore Ekzekutive e Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, njëherësh ambasadorja e parë e ShBA-së për Çështjet Globale të Grave dhe bashkëthemeluese e Vital Voices.

Sipas njoftimit, “Vital Voices”, që nga themelimi i saj në 1997, ka mbështetur drejtpërdrejt më shumë se 20,000 gra prijëse të ndryshimeve në 185 vende të botës dhe ka ndërtuar rrjetin më të fuqishëm global të grave lidere që angazhohen për një botë më të barabartë për të gjithë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More