Osmani pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş

nga Xh M

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim lamtumirës me komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani gjatë takimit shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e gjeneralit Ulutaş në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyç për paqe dhe stabilitet.

Më tej, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe falënderoi gjeneralin Ulutaş për kontributin e deritashëm, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejme.

Gjatë ditës së nesërme, në shtabin e KFOR-it në Prishtinë mbahet ceremonia e ndërrimit të Komandantit të KFOR-it. Komandanti i ri i KFOR-it për një mandat njëvjeçarë do të jetë Enrico Barduani nga forcat italiane të NATO-s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More