Osmani prezantoi tetë masa për arsimin

nga Redaksia

Shkup, 28 gusht – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar një plan të detajuar me tetë masa konkrete për përmirësimin e arsimit në komunë. Me fokus në fëmijët, mësuesit dhe prindërit, plani i tij synon të sigurojë kushte më të mira dhe të barabarta për të gjithë nxënësit.

Masa kryesore përfshijnë zvogëlimin e numrit të nxënësve për klasë, ofrimin e uniformave, çantave dhe ushqimit falas, krijimin e një qendre për mbështetje psiko-sociale dhe shkolla gjithëpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, Osmani premton rikthimin e sportit në shkolla, ndalim të përdorimit të telefonave gjatë mësimit dhe promovimin e mësuesve si heronj të arsimit, larg burokracisë.

Osmani thekson se arsimi është investimi më i madh për të ardhmen dhe fëmijët e Çairit meritojnë kushte dinjitoze, moderne dhe të barabarta për zhvillim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More