Osmani takon emisarin norvegjez, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

nga D. V.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme norvegjeze në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen e pandërprerë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në secilën fazë të shtetndërtimit, duke theksuar se kjo mbështetje është kyçe në përpjekjet e vazhdueshme për integrim në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë që Kosova të bëhet sa më parë anëtare e Këshillit të Evropës, si dhe të ecë përpara në procesin e integrimit euroatlantik.

Gjatë takimit u diskutuan edhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve, si dhe u riafirmua përkushtimi për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More