Osmani udhëton për në Mal të Zi, merr pjesë në takimin vjetor të Procesit Bërdo-Brione

nga D V

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit, në kuadër të Procesit të Bërdo-Brione.

Ky forum, që mbledh liderët e rajonit, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Osmani do të pritet nga nikoqiri i takimit, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, si dhe nga Presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, Zoran Milanoviq dhe Natasha Pirc Musar, vendet bashkëthemeluese të këtij procesi.

Gjatë takimit, Osmani pritet të mbajë një fjalim në sesionin kryesor të liderëve, ku do të theksojë përkushtimin e Kosovës për integrimin e plotë në institucionet euroatlantike, si dhe për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon.

Takimi vjetor do të fokusohet kryesisht në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në këtë union.

Osmani gjithashtu do të realizojë takime dypalëshe me liderë të tjerë të pranishëm në këtë samit, duke përforcuar bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e Kosovës për t’u integruar në BE dhe NATO.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More