Osmani viziton Ferdonije Qerkezin në 26 vjetorin e rrëmbimit të dhunshëm të bashkëshortit dhe katër djemve të saj

nga D. V.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Ferdonije Qerkezin, në 26-vjetorin e rrëmbimit të dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb të bashkëshortit dhe 4 djemve të saj.

Osmani ka thënë se vizitën e ka realizuar në shtëpinë-muze të familjes Çerkezi në Gjakovë.

“Bashkë me Nënën Ferdonije takuam edhe nënat e tjera të Gjakovës të cilat kanë humbur të dashurit e tyre nga krimet makabre të Serbisë. Eshtrat e dy djemve të Nënës Ferdonije janë gjetur, teksa fati i bashkëshortit dhe dy djemve të tjerë vazhdon të mbetet peng. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar. Dhimbjen e ka shndërruar në forcë, stoicizëm dhe në kauzë për drejtësi”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar tutje se “Dhimbja e saj është edhe e jona”.

“Kauza e saj është edhe e jona. Dhimbje e kauzë e gjithë Kosovës”, ka shtuar mes tjerash ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More