Totaj: Maskara e Krushës së Vogël është një nga ngjarjet më tragjike të luftës së Kosovës

nga D. V.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në përkujtimin e 26 vjetorit të masakrës së Krushës së Vogël.

Totaj thotë se ” maskara e Krushës së Vogël, që është një nga ngjarjet më tragjike të Luftës së Kosovës, ku u vranë civilë të pafajshëm nga forcat serbe, me ç’rast bëmë edhe homazhe në nderim të viktimave që humbën jetën në këtë masakër të tmerrshme”.

“Pjesëmarrës në këtë përkujtim ishin familjarë të viktimave, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë që dëshmuan nderimin dhe respektin për ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

Totaj thotë se ky përvjetor na kujton sakrificën dhe dhembjen e familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa ne duhet vazhdimisht të angazhohemi për drejtësi dhe njohjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More