Pa kolona në kufi – bllokohet përkohësisht për kamionë pika kufitare në Han të Elezit

nga D. V.

Mëngjesin e sotëm fluksi në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Kosovë paraqitet i qetë, me pritje minimale dhe pa kolona të raportuara.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 07:25, automjetet dhe kamionët po kalojnë kufirin me kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Gjithashtu, nuk janë raportuar kolona në asnjërën prej pikave kufitare, përfshirë pikat më të frekuentuara si Merdar, Dheu i Bardhë, Jarinje e Vërmicë, ku shpeshherë në sezonin veror shënohen pritje e kolona të gjata.

Vetëm në pikën kufitare Hani i Elezit është raportuar se hyrja dhe dalja për kamionë është e bllokuar përkohësisht.

Autoritetet kufitare rekomandojnë qytetarët që të vazhdojnë të ndjekin informatat zyrtare për çdo ndryshim eventual në gjendjen e kalimeve kufitare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More