Pa rrymë disa vendbanime në Shkup

nga D V

Shkup, 21 gusht – Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike të EVN-së sot pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e disa vendbanimeve të Shkupit.

Në periudhën prej orës 05:00 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë vendbanimet Studeniçan dhe Moranë të komunës së Studeniçanit, pastaj Oreshani, Taor, Novosellë, Pakoshevë, Gumalevë, Tisovicë, Smesnicë, Dejkovec, Dobrinë të gjitha nën komunën e Zelenikovës…, njoftojnë nga QRMK.

Prej orës 9:40 deri në orën 15:00 ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të kenë disa shfrytëzues në fshatin Kuçkovë, fshatin Graçan dhe karakollin Çashkë në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa nga ora 08:00 deri në orën 09:00 disa nga fshatrat Krushopek të komunës së Sarajit.

Nga QRMK informojnë se në rrugën “Lazar Trajkov” pa ujë madje do të mbeten shfrytëzuesit e kësaj rruge që ndodhet në komunën e Gazi Babës. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:30 deri në përfundimin e ndërhyrjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More