Pa rrymë nesër disa pjesë të Çairit, Ilindenit dhe Sopishtes

nga D V

Shkup, 16 tetor – Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me energji elektrike, nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e komunave Ilinden, Sopishtë, Çair, informojnë sot në mëngjes nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup.

Prej orës tetë deri në orën 15, pa rrymë do të jenë “Pjureli plant”, “fotovoltaikë Nordik”, “Eurovia”, “Energji grup” në zonën industriale Çojlia, komuna Ilinden.

Prej orës 8:30 deri në orën 11:30, një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Kërste Asenov”, “Dobri Daskalov”, një pjesë e bulevardit “Hristian Todorovski Karposh” në komunën Çair. Përderisa prej orës 11:30 deri në orën 14:30, një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Resenska”, “Brigada e Dytë Maqedonase”, “Kemal Sejfulla”.

Prej orës nëntë deri në orën 15, një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Sopishtë – rruga “134” te varrezat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More