Pa rrymë një pjesë e Aerodromit, Sarajit dhe Çairit

nga D V

Shkup, 11 shkurt – Pa energji elektrike sot do të jenë një pjesë e komunave Aerodrom, Saraj dhe Çair, njoftojnë nga QRMK-ja.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë  konsumatorët e rrugës “Gorno Lisiçe” në fshatin Lisiçja e Poshtme, Komuna Aerodrom, ndërsa në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 13:30, konsumnatorët e rrugës “Todor Çangov” 49, rr. “Todor Çangov” 53, rr. “Todor Çangov” 51 dhe rr. “Dime Ilievski Murato”, gjithashtu në Komunën Aerodrom.

Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në periudhën nga ora 10:30 deri në orën 13:00, do të kenë një pjesë e konsumatorëve të fshatrave Saraj dhe Gërçec, në Komunën e Sarajit, ndërsa në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 10:30, një pjesë e Sarajit dhe objekteve afariste të: Adem Iljazit, Islam Abazit, Qumështorja Gllumovë, Draçe Saraj, Pompa e Benzinës Saraj, gjithashtu në këtë komunë.

Në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Xhon Kenedi” ndërtesa nr.5 dhe ndërtesa nr. 16, rr. “Xhon Kenedi” ndërtesa nr. 9 dhe ndërtesa nr. 9A, rr. “Xhon Kenedi” objektet-shtëpitë nr. 24, nr. 26, nr. 28, nr. 30 në Komunën Çair.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More