Pa rrymë një pjesë e komunave Saraj dhe Ilinden

nga D. V.

Shkup, 7 korrik  – Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pa energji elektrike sot do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Saraj dhe Ilinden.

Siç informojnë nga QRMK- Shkup, prej 08:30 deri në orën 13:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e fshatit Kondovë në komunën e Sarajit, ndërsa prej orës 08:30 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e rrugës “534” dhe “531” në fshatin Marino në komunën e Ilindenit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More