Pa rrymë një pjesë e shfrytëzuesve në më shumë komuna të Shkupit

nga D. V.

Shkup, 16 prill – Nga SHA EVN Maqedoni informojnë se sot pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të komunës së Sarajit, Aerodromit, Kisella Vodës, Gjorçe Petrovit, Studeniçanit dhe Zelenikovës, si dhe në Qendër.

Prej orës 06:30 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Saraj – rruga për fshatin Lubin tek kafe bari Lozana, Komuna e Sarajit.

Prej orës 08:00 deri në orën 15:00, një pjesë e Lisiçës së Poshtme, rajoni rreth mbikalimin, Komuna e Aerodromit, ndërsa prej orës 09:00 deri në 13:00, pa energji do të jenë rrugicat “Tutinska”, “Mara Josifovska”, “Draçevska”, “Janko Mashiq” dhe “Branko Zarevski” në komunën e Kisella Vodës.

Pa rrymë prej orës 09:00 deri në orën 14:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës 51 në fshatin Vollkovë, komuna e Gjorçe Petrovit, ndërsa prej orës 09:00 deri në orën 15:00, Alldincë, Cërvena Voda, Cvetova, Draçevicë, Koliçan i Poshtëm dhe i Epërm, Paligrad, në komunën Studeniçan dhe Zelenikovë.

Prej orës 09:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë dhe shfrytëzuesit e Moranës dhe deponisë Drislla, Bato, në komunën e Studeniçanit.

Prej orës 09:00 deri në orën 15:00, pa rrymë do të jetë dhe bulevardi “Aradhat partizane”, ndërtesa numër 129, komuna e Qendrës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More