Shkup, 30 korrik – Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, pa ujë që nga ora 10:00 e mëngjesit janë përdoruesit e rrugëve 6 dhe 14 në Batincë, informon Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup.
Është ndërprerë furnizimi me ujë që nga ora 09:50 edhe për përdoruesit e rrugëve “Tovarnik” dhe “Sreqko Puzhalka” në lagjen Maxhari.
Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në riparimin e defekteve.