Shkup, 4 korrik – Për shkak të një defekti në valvulën F-200 mm, në rr. “Brigada Maqedono-Kosovare p.n. në afërsi të Makpetrolit në lagjen Fushë Topanë, pa ujë nga ora 09:30 kanë mbetur shfrytëzuesit e Universitetit të Ballkanit, lagjja Teneqe mahallë dhe një pjesë e rrugëve Nikolla Maleshevski dhe August Cezarec, informon NP Ujësjellës dhe Kanalizim-Shkup.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në sanimin e defektit.