Shkup, 30 gusht – Disa nga shfrytëzuesit që gjenden në rrugët “Metodia Andonov – Çento” dhe “Palmiro Toljati” në Komunën e Gazi Babës janë pa ujë që nga ora 11:20.
Siç njoftojnë nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugën “Metodia Andonov – Çento” pa numër.
Përdoruesit do të mbeten pa ujë deri në riparimin e defektit.