Pa ujë Spitali i Fëmijëve Kozle, Kabineti i Presidentit të RMV-së, zonat e larta në Kozle dhe Përzhinë….

nga D V

Shkup, 1 gusht – Ndërprerje me ujë sot do të kenë konsumatorët  e vilave në Vodno, Kabineti i Presidentit të RMV-së, si dhe rrugët “Aco Karamanov”, “Perisha Saveljiq”, “Karaorman” , lagjja Kozle zona e  lartë e lagjes Përzhinë, si dhe një pjesë e rrugëve “Todor Aleksandrov”, “Slavejko Arsovi” dhe Spitali i Fëmijëve Kozle.

NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup njofton se ndërprerja në furnizimin me ujë është për shkak të defektit rrugor të tubacionit të ujit  F250 mm. në rrugën “Todor Aleksandrov” nr.33.

Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 07:30 deri në përfundim të aktiviteteve të punës..

“Do të sigurohet një cisternë me ujë të pijshëm dhe do të zhvendoset nëpër vendbanime”, informuan nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi  – Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More