Zjarrfikës të lënduar kanë thyer xhamin e përparmë për të dalë nga automjeti, derisa zjarri shkonte drejt tyre

nga D V

Kavadar, 1 gusht – Zjarrfikësit nga Kavadari të cilët janë përfshirë në shuarjen e zjarrit në fshatin Orel të Shën Nikollës janë lënduar pasi automjeti i tyre është përmbysur.

“Pasi evakuuam njerëz më të moshuar nga fshati Orel i Shën Nikollës, derisa e mbrojtëm fshatin nga zjarri, zjarri na u afrua aq shumë sa që duhej ta shmangim. Duke kuptuar se nuk mund të luftojmë kundër stuhisë së natyrës, duhet të tërhiqemi para saj. E kishim të qartë se nëse mbesim, do t’i rrezikojmë jetët, sepse flakët e zjarrit gllabëronin gjithçka përpara tyre. U nisëm me një kamion dhe shpejtuam për ta shmangur stuhinë e zjarrit. Rruga ishte e keqe dhe përnjëherë kamioni u përmbys”, tregon 41 vjeçari Gjorgji Vçkov, njëri nga zjarrfikësit e lënduar.

Në një deklaratë për MIA-n, ai thekson se kolegu i tij më i ri ka arritur ta thejë xhamin e përparmë të automjetit dhe e ka nxjerrë.

“Na erdhën në ndihmë kolegët zjarrfikës nga qytetet tjera. Menjëherë e thirrën Ndihmën Emergjente që na dërgoi në Spitalin e Kavadarit. Atje na dhanë ndihmën e parë, bënë ekzaminime. Sepse kisha disa lëndime, natën e kalova në spital, ndërsa tani jam në trajtim shtëpiak”, tregon Vçkov.

Ai ka lëndime në kokë, dorë, këmbë dhe kurriz, ndërsa gjithashtu pësoi edhe prerje, kolegu i tij Nikolla Sakaliev u lëndua në këmbë.

Ditëve të fundit të dy kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në disa komuna, Vçkov në Shën Nikollë dhe Kumanovë, ndërsa kolegu i tij në Rosoman dhe Negotinë.

Vçkov apelon te të gjithë për kujdes dhe parandalim më të madh, me qëllim të shmangies së paraqitjes të vatrave të reja. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More