Padi ndaj shtatë zyrtarëve në lidhje me keqpërdorimet zyrtare te pyjet

nga Xh M

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj shtatë të punësuarve në Ndërmarrjen Publike “Pyjet Shtetërore” nën dyshimet për kryerjen e disa veprave penale, si keqpërdorimi i pozitës zyrtare.

Padi është ngritur ndaj G.Gj. (37), A.L. (63), S.Z. (39), A.K. (35), I.B. (41), T.A. (51) dhe S.N. (51), kryesisht nga Radovishi. Ata dyshohen edhe për punë të pandërgjegjshme, mashtrim, falsifikim ee dëmtim të dokumenteve zyrtare dhe për keqpërdorime gjatë realizimit të tenderëve.

Raportohet se ata e kanë dëmtuar buxhetin e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Nacionale” me 4.2 milionë denarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More