U arrestuan si të dyshuar për zjarrëvënie në Berat dhe Dimal, Gjykata cakton masën ‘detyrim paraqitje’ për katër autorët

nga L. M

Gjykata e Beratit ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim Paraqitje”, për katër personat që u arrestuan më 13 gusht si autorë të dyshuar të zjarrit në Berat e Dimal.

Vendimi u mor nga gjyqtari Ervis Koxhaj.

Zaçe Merkaj, Shefqet Dodoveci, Safet Manaj dhe Lefter Begaj u arrestuan për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Teksa vijojnë hetimet për këto katër çështje, policia po punon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në ndezjen e zjarreve në zonat me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Beratit.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More