Pamje nga ushtrimet fushore të FSK-së

nga D V

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka përfunduar ushtrimin fushor të quajtur “Iron Platoon”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook shkruhet se kjo është bërë në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, dhe planifikimit vjetor.

“K1B e Regjimenti i parë të Këmbësorisë, ka realizuar ushtrimin fushor ‘Iron Platoon’. Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, Operacione Sulmuese dhe Sulm në Objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës .

Në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga Operacioni ‘INTERFLEX’, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese (transhe), reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit”, shkruhet në postim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More