Pamje nga vendi ku u ekzekutua 42-vjeçari nga Tetova

nga Xh M

Tetovë, 24 nëntor – Nën masa të sigurisë, ku të pranishëm janë edhe policia dhe prokuroria, kështu po zhvillohet hetimi në vendin ku u gjet pa shenja jete, në veturë, 42-vjeçari nga Tetova, A.B.

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se ka gjetur pa shenja jete një 42-vjeçar nga Tetova, i cili u raportua si i zhdukur një ditë më parë. Ai u gjet brenda një veture të tipit “Audi Q5” në atarin e fshatit Nerasht.

Sipas njoftimit, bashkëshortja e tij kishte raportuar në polici se ai ishte larguar nga shtëpia me automjet dhe nuk i përgjigjej thirrjeve telefonike. Pas kërkimeve, policia ka gjetur mjetin e parkuar, ndërsa brenda tij një person që nuk jepte shenja jete. Në xhamin e shoferit është vërejtur një vrimë plumbi, ndërsa viktima ishte e mbuluar me gjak, duke ngritur dyshimet se është qëlluar me armë zjarri.

https://www.facebook.com/watch/?v=26258249020475342

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More