Shkup, 23 prill – Të shtunën më 26 prill 2025, në ambientet e ShMP ‟Jahja Kemal‟ në Shkup, duke filluar nga ora 10 do të mbahet panair arsimor i organizuar nga Metacareer Consultancy nga Republika e Rumanisë.
Ky eveniment, është një mundësi të shkëlqyer për nxënësit dhe familjet e tyre për të takuar përfaqësues nga universitete nga anembanë botës (Gjermani, Austri, Bullgari…) dhe nga Maqedonia për të eksploruar programet akademike dhe për të fituar njohuri për mundësitë e ardhshme të studimit.