Panel-diskutim: “Diskriminimi dhe shprehja e urrejtjes në media dhe komunikim publik”

nga D V

Shkup, 18 dhjetor – Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) sot organizon panel-diskutim me temën “Diskriminimi dhe shprehja e urrejtjes në media dhe komunikim publik”.

Siç njoftoi organizatori, panelistë do të jenë Limko Bejzaroski, kryetar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Biljana Georgievska, drejtoreshë e Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë, Sllavica Anastasovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Sara Milenkovska nga koalicioni Margini.

“Ata do t’i prezantojnë rezultatet kyçe nga analizat e tyre mbi këtë temë. Pas prezantimeve të panelistëve, është parashikuar edhe diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në panel diskutim, njoftoi IMA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More