Paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me shi dhe bubullima të rralla

nga D. V.

Shkup, 5 maj – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për shfaqje të izoluara të shiut afatshkurtër dhe bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi perëndimor, njoftoi DPHM-ja.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 13 ndërsa maksimalja do të arrijë prej 22 deri 29 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të ulet deri 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 28 gradë.

Nga DPHM-ja njoftojnë se pason periudha me vranësira të ndryshueshme, i ngrohtë dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erëra të forta, ndonjëherë në formën e stuhive afatshkurtra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More