Parakalime të rrezikshme në Shëngjin, “Rrugorja” ndëshkon me gjobë shoferët e pabindur

nga L. M

Katër shoferë janë gjobitur nga Policia Rrugore në Shëngjin pasi kryen parakalime të rrezikshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia mori masa pas një videoje që qarkulloi në rrjete sociale ku shfaqeshin automjetet duke kryer parakalime të gabuara.

Rrugorja ndëshkoi me gjobë prej 12,000 lekësh shoferët ndërsa njërit prej tyre iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.

“Drejtuesit e 4 automjeteve u identifikuan dhe në zbatim të neneve 141, 127 dhe 205 të Kodit Rrugor, secili drejtues u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë, ndërsa njërit nga drejtuesit iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit”, njoftoi policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More