Paraqitet në SPAK ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia

nga D V

Ish-Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ish-Kryebashkiaku Spahia, i shoqëruar na avokati i tij, u paraqit në SPAK rreth orës 10:00 dhe qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rreth 30 minuta.

Në dalje nga ambientet e SPAK, Spahia për gazetarët u shpreh se, “isha për një çështje që nuk ka interes publik”.

Spahia, mbajti detyrën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës nga 31 marsi 2022 deri në vitin 2023, kur në zgjedhjet vendore të 14 Majit fitues u shpall kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More