Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta deri në orët e pasdites. Vranësirat do të pasohen nga reshje të dobta shiu (në formë pikash) në majat e maleve.