Parkim falas në Qendër të Shkupit për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve

nga D. V.

Shkup, 31 dhjetor – Parkingjet në Komunën Qendër gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Më 01.01.2026 (e enjte) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga PE POC do të jenë falas për të gjithë qytetarët. Tarifat e rregullta të parkimit në parkingje dhe lëshimi i kontratave në Drejtorinë e PE POC do të rifillojnë më 02.01.2026 (e premte) me orar normal pune.

Gjatë festave të Krishtlindjeve më 06.01. (e martë), 07.01. (e mërkurë) të gjitha parkingjet e menaxhuara nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër” do të jenë falas për qytetarët. Tarifat e rregullta të parkimit dhe lëshimi i kontratave në Drejtori do të rifillojnë më 08.01.2026 (e enjte) me orar normal pune.

Depoja “Pajak” e shërbimit NP “POC” do të funksionojë 24/7 gjatë festave, si dhe parkingjet e mbyllura “Dilajla” me pagesë automatike dhe “Trgotekstil”, ku pagesa do të bëhet sipas regjimit të rregullt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More